Mbyllet java e 15-të e “Abissnet Superiore”: komandon Elbasani, e ndjek Egnatia

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani mundi shkodranët 1-0 dhe kryeson i vetëm kampionatin me 29 pikë.

Dinamo City mposhti Flamurtarin në transfertë 3-0 dhe ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë.

Po sot, Egnatia mundi Vorën në shtëpi 2-0 dhe me këtë fitore rrogozhinasit renditen të dytët me 28 pikë, një më pak se AF Elbasani.

Partizani fitoi derbin e kryeqytetit, duke mundur Tiranën 2-0 në “Air Albania”. Të kuqtë po kalojnë një moment pozitiv në kampionat dhe numërojnë 20 pikë, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

E vetmja sfidë që u mbyll në barazim ishte Bylis – Teuta, me rezultatin 1-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme