McTominay bllokon “arratisjen” e Interit, 2-2 me Napolin

Interi mori barazimin e parë në javën e 20-të të Serie A, pasi u arrit dy herë nga Scott McTominay dhe Napoli. Një ndeshje që mund të kishte vulosur ecurinë e zikaltërve, duke pasur parasysh duelin e tyre me Conten dhe ndalesën e Milanit, në fund përfundoi në barazim 2-2.
Interi pati një nisje padyshim më të mirë, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 9-të me anë të Dimarcos, i cili u asistua nga Thuram dhe shënoi me një gjuajtje diagonale të pandalshme. McTominay rivendosi barazimin në minutën e 26-të, dhe Napoli gati mori epërsinë me Hojlund.
Pjesa e dytë solli një gol me penallti nga ana e Calhanoglu (73′), ndërsa mori edhe njëherë përgjigjen e McTominay uke vulosur barazimin 2-2.
Nga një pikë secilën skuadër në San Siro, Interi humbi një mundësi për tu arratisur, Conte u përjashtua për protestë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




