Memorandumi për përfundimin e luftës, Trump: Do marr fund shumë shpejt. Irani: Si listë dëshirash, por po e shqyrtojmë

Botë | 6 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin do të përfundonte “shpejt”, duke theksuar se synimi kryesor i Uashingtonit është të ndalohet Teherani nga marrja e armëve bërthamore.

Sipas raportimeve, SHBA ka hartuar një memorandum me 14 pika, ku përfshihet pezullimi i pasurimit bërthamor nga Irani, heqja e sanksioneve dhe rihapja e tranzitit në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarët iranianë e kanë cilësuar dokumentin si një “listë dëshirash”, por kanë pranuar se po e shqyrtojnë dhe do të japin përgjigje përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Pakistani ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit, me ministrin e jashtëm që ka theksuar se vendi po përpiqet ta shndërrojë armëpushimin aktual në një fund të përhershëm të konfliktit. Megjithatë, Trump paralajmëroi se bombardimet do të rifillojnë nëse Irani refuzon marrëveshjen.

Ndërkohë, tensionet në rajon po rriten. Izraeli ka goditur Bejrutin për herë të parë që nga armëpushimi i prillit, duke synuar pozicionet e Hezbollahut, i cili vazhdon sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit. Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë e nxehtë, duke ndikuar në rreth 20% të tregtisë globale të naftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme