Merkato/ Bajerni interesohet për Leao, strategjia që do të ndiqet për të ulur çmimin

Në Gjermani janë të bindur se Bajerni i Mynihut ka zgjedhur Rafael Leaon si lojtarin e duhur që do të japë impulse të reja ekipit në sulm. Në këtë drejtim po punon përgjegjësi për sportin i Bordit të klubit, Maks Eberl, i cili ka shumë miqësi me menaxherin e portugezit.
Raporti i mirë me Mendez ka bërë që në Bavari të bëjnë durim në arritjen e këtij objektivi në merkato. Siç dihet Leao ka një kontratë më Milanin dhe klauzola e shitjes së tij është plot 175 milionë euro. Milani ka lënë të kuptohet se nuk do të privohet nga shërbimet e portugezit nëse klubi i tij i ardhshëm nuk paguan klauzolën. Për këtë shifër Bajerni nuk do të afronte kurrë Leaon dhe në këtë aspekt do të futet edhe influenca e Zhorzh Mendezit.
Thuhet se menaxheri do të diskutojë me Igli Taren për të bërë të mundur që në këtë operacion klauzola e shitjes të jetë një pikë referimi, jo decizive. Bajerni nga ana e vet ka planifikuar që të intensifikojë bisedimet pas disa javësh duke vendosur kështu nën presion Milanin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



