Merkato/ Bayern-i hap negociatat me Newcastle për Anthony Gordon

Gjermani | 6 muaj më parë

Bayern-i i Mynihut ka hapur negociatat me Newcastle pasi është i interesuar për shërbimet e Anthony Gordon-it.

Klubi gjerman ka gjetur prej ditësh akordin me lojtarit, i cili ka pranuar të transferohet në Mynih edhe pse menaxherët e tij kanë biseduar edhe me drejtuesit e Barcelona-s.

Operacioni që do të transferonte në Mynih numrin dhjetë të “The Magpies” është mjaft i vështirë pasi britanikët kërkojnë rreth 85 milionë euro ndërsa Bayern-i deri më tani ka treguar gadishmëri që të paguajë deri në 75 milionë euro.

Gordon ka një kontratë me klubin e “St James’ Park” që skadon pas katër vitesh ndërsa këtë sezon ai është golashënuesi i ekipit të Howe-s me 18 gola të shënuar. I pyetur sot për të ardhmen e 25-vjeçarit, trajneri i Newcastle, Eddie Howe ka thënë se nuk mund të komentonte mbi çështjen duke “konfirmuar” nisjen e negociatave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme