Merkato, Elbasani huazon mesfushorin te Skënderbeu

U afrua gjatë merkatos së verës, pasi kishte spikatur me fanellën e Vllaznisë në kampionat, por Antonio Delaj nuk arriti që të fitojë një vend titullari te skuadra e Elbasanit gjatë pjesës së parë të sezonit.
22-vjeçari do të nisë një aventurë të re në Kategorinë e Parë, pasi është huazuar te Skënderbeu deri në përfundim të sezonit aktual.
“Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




