Merkato/ Vjen përforcimi i parë i epokës Agim Ibraimi, Partizani zyrtarizon Qakën

Partizani ka plotësuar repartin e mesit të fushës duke zyrtarizuar firmën me një lojtar me eksperiencë sicc është Kamer Qaka.
Ish-lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë është zyrtarisht pjesë e të kuqve, skuadër me të cilën do të provojë edhe aventurën e parë në Kampionatin Shqiptar.
Qaka i cili ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.
30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës ku është aktivizuar në të gjitha përballjet evropiane.
I lindur në Pejë, Qaka gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Norvegji me klubet e Raufoss, Honefoss apo edhe Sarpsborg. Ai ka luajtur gjithashtu me Poli Iasi dhe Steauan e Bukureshtit në Rumani dhe Mezokovesd në Hungari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




