Mësohet data kur City do të njihet me ndëshkimin për 115 shkeljet financiare

Angli | 11 muaj më parë

Manchester City do të mësojë masën që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare që janë konstatuar në vitet e fundit.

Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili pohoi se komisioni i pavarur që hetoi këto shkelje do të japë verdiktin e tij përpara datës 25 dhjetor.

Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Borson pohoi se si City edhe Premier League nuk mund të fajësohen për zvarritjen e këtij vendimi. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se anëtarët e komisionit të ngritur për të nxjerrë të vërtetën në pah duhej që të paguheshin për tu marrë ekskluzivisht me këtë çështje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme