Messi duhej të ndëshkohej me të kuq, ish-arbitri: Ndërhyrja e tij përmbush dy prej tri kritereve!

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Eksperti gjerman i arbitrimit, Frank Willenborg është i mendimit se Lionel Messi nuk duhej që të kishte përfunduar ndeshjen e mbrëmshme përballë Algjerisë.

Sipas ekspertit të njohur, sulmuesi argjentinas me ndërhyrjen që bëri në dëm të Aissa Mandi duhej që të ishte ndëshkuar me kartonin e kuq nga Szymon Marciniak.

“Një arbitër për të akorduar një karton të kuq duhet që të vlerësojë mirë situatën dhe zakonisht janë tri kritere që duhen plotësuar që një lojtar të ndëshkohet maksimalisht. Sa shanse ka lojtari të fitojë topin? Intensiteti i kontaktit dhe lloji i tij. Në rastin e Messi-t mendoj se dy kritere përmbushen plotësisht. Messi nuk kishte shans që të kapte topin pasi sfera zotërohej nga rivali. Gjithashtu Messi dëmtoi lojtarin kundërshtar duke i vendosur takat në një pozicion të pazakontë, mund ta kishte dëmtuar”, arsyetoi Willenborg. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme