Messi i emocionuar nga “Spotify Camp Nou”: Uroj që një ditë të kthehem!

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë vetëm pak ditë pasi “Spotify Camp Nou” rihapi dyert për një pjesë të vogël tifozësh, të cilët asistuar në një seancë stërvitore të skuadrës.
“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon shumë. Një vend ku kam qenë jashtëzakonisht i lumtur, ku jam ndier njeriu më i lumtur në botë për netë me radhë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk munda kurrë…”, ka qenë mesazhi i sulmuesit të Inter Majemit në rrjetet sociale në një postim të shoqëruar me disa fotografi të tij pranë impiantit të modernizuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




