Messi vajton “mentorin” që e bindi të zgjidhte Argjentinën përballë Spanjës

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Sporti argjentinas është ndarë sot me njërin prej “heronjve” të heshtur të lëvizjes futbollistike në vendin në fjalë. Bëhet fjalë për Omar Souto. Edhe pse emri i ish-menaxherit të Federatës Argjentinase të Futboollit nuk thotë shumë për shumicën e sportdashësve ai ka dhënë një kontribut të madh për kombëtaren e tij.

Të gjithë e dinë për lidhjen e fortë që kishte Leo Messi me Souto-n. Ka qenë pikërisht kjo lidhje që ka bindur yllin e Barcelonës që të zgjidhte për të përfaqësuar Argjentinën përballlë Spanjës. Siç dihet ylli i Miami-t u transferua në Katalonjë në moshën 13-vjeçare dhe në më shumë se një rats Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar familjen e tij për ta bindur që të përfaqësonte kombëtaren iberike.

Souto ka qenë i pari përfaqësues i Federatës Argjentinase të Futbollit që kontaktoi me familjen e Messi-t kur kjo e fundit ishte në Spanjë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme