Mianmar shpall një javë zie kombëtare pas tërmetit tragjik, zbehen shpresat për të mbijetuar

Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 rihter goditi vendin më 28 mars, duke shkaktuar më shumë se 2,000 viktima. Nga data 31 mars deri më 6 prill, flamujt kombëtarë do të valëviten në gjysmë shtizë, dhe qytetarët janë thirrur të ndalojnë për një minutë heshtje për të nderuar ata që humbën jetën.
Pikërisht në orën 12:51, momentin kur tërmeti goditi vendin, udhëheqësit ushtarakë dhe qytetarët mbajtën një minutë heshtje si shenjë respekti.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuarit që mund të jenë ende nën rrënoja. Pas kalimit të 72 orëve, shpresat për të gjetur persona të mbijetuar janë ulur, por operacionet vazhdojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




