Milan, Conceiçao: E ardhmja ime varet nga rezultatet

Milani kthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar dhe menjëherë gjendet në një udhëkryq: të fitojë në Napoli për të vazhduar të mbajë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Është një ndeshje e rëndësishme për objektivat tona, do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat të mirë. Nuk kam nevojë për besim. Më lejoni të them një gjë: duhet të punoj, nuk e kam këtë dobësi që të kem dikë që më jep siguri.
Nuk kam nevojë për këtë, varem nga rezultatet. Nuk jam një fëmijë që ka nevojë që babai t’i thotë se e do. Kemi dy objektiva, Kupën e Italisë dhe vendin e katërt”, ka thënë mes të tjerash trajneri i kuqezinjve Sergio Conceiçao në prag të sfidës kundër Napolit që do të luhet nesër në orën 20:45.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




