Milan, Leao do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Rafa Leao do të humbasë debutimin e Milanit në kampionit italian kundër Cremoneses (të shtunën, 23 gusht në orën 20:45).

Këtë mëngjes, sulmuesi portugez iu nënshtrua testeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pulpës së këmbës që pësoi në ndeshjen e së dielës për Kupën e Italisë kundër Barit.

Rezultatet konfirmuan një dëmtim afatgjatë në pulpën e këmbës së djathtë, gjë që do ta detyrojë atë të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit. Leao do të vlerësohet ditë pas dite përpara ndeshjes jashtë fushe kundër Lecce, e planifikuar për të premten, më 29 gusht në orën 20:45.

Pavarësisht dëmtimit, gjendja e Leaos nuk ka ndikim në tregun e transferimeve. Milani së shpejti do të miratojë shitjen e Noah Okafor, i cili është në prag të bashkimit me Leeds për rreth 21 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme