Milan, Leao mungon edhe ndaj Bolonjës

Në kampin e Milanit, e gjithë vëmendja është e fokusuar te Rafa Leao. Portugezi, i cili u dëmtua në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Barit në Kupën e Italisë, vazhdon të stërvitet vetëm dhe një rikthim në fushë këtë fundjavë kundër Bolonjës është i pamundur.
Numri 10 i kuqezinjve vazhdon të ketë probleme me pulpën e këmbës dhe, duke marrë parasysh kujdesin e stafit mjekësor, ai nuk do të rrezikohet të luajë të dielën në mbrëmje kundër Bolonjës së Vincenzo Italianos.
Allegri duhet të presë akoma që të ketë në dispozicion yllin portugez dhe tashmë qëllimi është që ai të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen jashtë fushe kundër Udineses, e planifikuar për të shtunën, më 20 shtator, në orën 20:45.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




