Milani gjen sulmues në Gjermani, Tare përgatit goditjen e radhës në merkato

Itali | 1 vit më parë

Milani ka bërë një lëvizje vendimtare për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface. Në kërkim të një sulmuesi për t’ia dhënë Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë e kanë vendosur nigerianin në krye të listës së tyre të blerjeve, me lojtarin e lindur në vitin 2004 që më parë ishte një opsion i mundshëm, por tani është zgjedhja e preferuar. Ai është më popullor se Hojlund dhe Vlahovic, aq sa Tare menjëherë bëri një lëvizje drejt klubit gjerman për të siguruar 24-vjeçarin.

Sipas Sky, oferta e Igli Tares për Bayer Leverkusen është një huazim me mundësi blerjeje, e vendosur në 30 milionë euro.

Një shifër që mund t’i bindë gjermanët të shesin qendërsulmuesin nigerian, i cili sezonin e kaluar luajti 19 ndeshje në Bundesligë (27 në të gjitha kompeticionet) duke shënuar 8 gola, për shkak të disa problemeve fizike. Për më tepër, nga mesi i dhjetorit, Boniface nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të pjesëmarrjes së Nigerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme