Milani vë në shënjestër kroatin Puljiç, kush është mbrojtësi premtues i Bayern Munchen…

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Milani duket i vendosur për të marrë Ljubo Puljic, qendërmbrojtësin kroat të Bayern Munchen. Talenti i vitlindjes 2007, një mëngjarash 194 centimetra i gjatë, është objektivi kryesor për të përforcuar Milan Futuro të trajnerit Massimo Oddo.

Klubi kuqezi ndjek kështu linjën e goditjeve të perspektivës, si në rastin e Cissé. Puljiç u ble nga Osijeku për rreth 3 milionë euro, pasi bavarezët janë të bindur në kualitetin e lojtarit.

Mbrojtësi ka përfunduar në shënjestrën e Milanit, që po përpiqet të veprojë me shpejtësi për të fituar konkurrencën me klubet e tjera të mëdha europiane. Puljiç është një nga profilet mbrojtës më premtues të panoramës ndërkombëtare dhe Bayern nuk do ta lëshonte lehtë një “xhevahir” të tillë, megjithatë kuqezinjtë po i luajnë të gjitha “kartat”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme