Milano Cortina në RTSH/ Lollobrigida i dhuron Italisë një tjetër medalje të artë

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Italia fiton medaljen e 15-të në Lojërat Olimpike Dimërore. Francesca Lollobrigida, pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë e patinazhit të shpejtësisë në 3000 metra, fitoi edhe një medalje ari në garën e 5000 metrave.

Në garën e gjashtë dhe të fundit, italiania regjistroi kohën 6:46.17, duke i mposhtur të gjitha kundërshtaret e saj.

Medalja e argjendtë shkoi për Conijn të Holandës, ndërsa Wiklund e Norvegjisë mori bronzin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme