Milano Cortina në RTSH/ Spektakël në patinazhin e shpejtësisë për vajza, thyhen 2 rekorde brenda një gare

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Emocione të mëdha ka sjellë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar finalja e garës së 1000 metrave në patinazhin e shpejtësisë për femra.

Holandezja Jutta Leerdam ka fituar medaljen e artë dhe ka vendosur rekord të ri olimpik me kohën 1:12:31. Në vendin e dytë është renditur holandezja Femke Kok, që gjithashtu vendosi rekord të ri olimpik në performancën e saj.

Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron japonezja Miho Takagi, sportistja që fitoi medaljen e artë në Pekin 2022.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme