Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

Evente Sportive | 1 vit më parë

Me qëllimin për të “të ndërthurur sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me “fan club“-in më të madh të Interit jashtë Italisë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja bën me dije se do të bashkëpunojë me “Inter Club Albania” për “për konkretizimin e një Akademie zyrtare të Interit në Shqipëri, ku do të zhvillohen talentët e rinj”.

Në këtë njoftim ministri Gonxhja bën me dije se do të ndërtohet edhe një terren i ri sportiv multi-funksional në Tiranë. “Krijimi i ‘Inter Academy Albania’ do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe për brezat e rinj në vend. Projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonal. Brenda nëntorit do të jemi sëbashku në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës!’, thuhej në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme