Ministri Karakaçi: Subvencionojmë transportin publik, rikthejmë normalitetin e shërbimit

Aktualitet | 7 muaj më parë

Pas njoftimit të mbajtur me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi  bëri me dije se qeveria do të subvencionojë transportin publik.

Pas reduktimit me 40% të transportit, ministri garantoi qytetarët se situata nga sot i rikthehet normalitetit.

“Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.

Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë”, shkruan Karakaçi.

Pak më parë, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban njoftuan se linjat urbane dhe interurbane po operojnë sërish me kapacitet të plotë, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve, të cilët u përballën me vonesa dhe mbingarkesë gjatë ditëve të fundit.

Ata shtuan se një tjetër takim pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ku do të diskutohen kërkesa të tjera të sektorit, përfshirë çështje fiskale si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme