Ministrja Sala në Qendrën Multifunksionale në Cërrik: Përmes mekanizmit të Fondit Social do financohen shërbimet lëvizëve për qytetarët në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka inspektuar nga afër Qendrën Multifunksionale në Cërrik për të cilën deklaron se është një model i integrimit të shërbimeve.
“Qendra Multifunksionale në Cërrik është një model i integrimit të shërbimeve, ku krahas mbështetjes në ambientet e qendrës, ofrohen edhe shërbime lëvizëse, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës”, shkruan Sala në rrjetin social Facebook.
Ministrja Sala gjatë vizitës në këtë qendër theksoi se përmes mekanizmit të Fondit Social do të financohen shërbimet lëvizëve për qytetarët në nevojë, në njësitë administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




