Miqësore, Skënderbeu fiton derbin ndaj Pogradecit

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Pogradecit, që u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgj Kyçyku”.
Një gol i Velichkovskit në pjesën e parë, ka vulosur derbin e juglindjes, duke i dhuruar fitoren skuadrës korçare.
Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve për të dy ekipet dhe luftës sportive, ku nuk munguan as kartonët e verdhë, rezultatin mbeti i pandryshuar dhe në këtë mënyrë Skënderbeu fiton përfundimisht 0-1 derbin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




