Miratohen komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Balla: Brenda 31 dhjetorit të kemi gati draftin për financimin e partive

Politikë | 1 vit më parë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përplas me deputetin Agron Shehaj lidhur e ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor.

Në fjalën e tij, ndërsa ndërsa vlerësoi si herë të parë që në Komisionin Zgjedhor përfshihen të gjitha partitë, tha se brenda datës 31 dhjetor do të kemi gati draftin për ligjin e financimit të partive politike.

 “Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë  komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë. Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partie me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të çdo njeriu.

Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime”, tha Balla.

Balla tha se për të është e rëndësishme është që të shkohet përpara me depolitizimin e komisioneve.

“Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin te numërimi i votave me përfaqësues të partive. Është e pamundur që të bëhet një komision i posaçëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Po aq e rëndësishme, është të ecim përpara me depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. Sot jemi përballë një situate ku ka një konsensus 99 për qind. Kjo është demokracia”, tha Balla.

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar sot votat duke votuar pro ngritjes së dy komisioneve të posaçme, atij për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Komisioni i posaçëm për “Zgjedhoren” ka siguruar 113 vota pro dhe vetëm 3 vota kundër, ndërsa ai i “Territoriales” mori 115 vota pro dhe 3 kundër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme