Miratohet akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ku përcaktohet misioni, organizimi, detyrat, të drejtat dhe statusi i Policisë së Shtetit vijon miratimi i akteve që rregullojnë veprimtarinë, marrëdhëniet e punës, garantimin e karrierës, mirëqenien dhe vazhdimësinë në detyrë të punonjësve të policisë.

Shpërblimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në masën 3 paga mujore për rezultate të larta në kryerjen e detyrës nga punonjësi i policisë, duke përcaktuar kriteret që duhen plotësuar nga punonjësit e policisë për përfitimin e këtij shpërblimi.

“Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e policisë. Sikurse edhe ju jeni në dijeni, në gusht 2024, ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin, planifikimin si dhe dhënien e shpërblimeve për Policinë e Shtetit.

Në këtë mënyrë ka një risi për dhënien e vazhdueshme të ndihmës për Policinë e Shtetit. Shumë shpejt i gjithë aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet. Qeveria përcakton shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm që ka Policia e Shtetit në politikën e saj. Roli i policisë është një shumë kyç dhe motivimi i forcave të policisë do të jetë gjithmonë në prioritetet dhe objektivat e qeverisë shqiptare”, deklaroi Hoxha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme