Mjedra, kulturë e re në Kukës, fermerët po eksperimentojnë me kultivimin e frutit për tregun vendas
Në Kukës, disa fermerë kanë nisur të kultivojnë mjedrën, një frut që deri pak vite më parë nuk ishte i pranishëm në këtë zonë. Kërkesa e lartë në treg ka bërë që kjo kulturë të shihet si një alternativë. Në një sipërfaqe prej 4 dynymësh, Lavdrim Shehu ka mbjellë këtë frut, që deri në këtë fazë e quan eksperiment Ai thotë që është viti i dytë që mjedrat janë në prodhim.
Aktualisht ndodhen në fazën e vjeljes, proces që te mjedra zhvillohet në periudha të ndryshme javore.
Shembujt për kultivimin dhe kujdesin ndaj këtij fryti ai i ka marrë në disa ferma italiane, si edhe përmes mbështetjes së GIZ, duke përfituar informacione dhe shkëmbime eksperiencash
Sa i përket përdorimit të pesticideve, ai thotë se është munduar t’i evitojë ato sa më shumë. Tregu për këtë frut konsiderohet i garantuar, për shkak se vendi ynë në shumicën e rasteve e importon.
Megjithëse vitet e para kultivimi i mjedrës në Kukës është si një eksperiment, tashmë janë katër fermerë të tjerë që merren me kultivimin e saj.
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




