Mkhitaryan e Akanji ndëshkojnë Lecce-n, Interi është +10

Në raundin e 26-të të Serie A, Interi mori tri pikë vendimtare, një fitore 2-0 në Via del Mare ndaj Lecce. Gjatë pjesës së parë, zikaltërit u përpoqën të krijonin mundësi shënimi nga krahët, por Falcone shkëlqeu në disa raste (së pari ndaj Luis Henrique dhe më pas ndaj Pio Esposito).
Lojtarët e Di Francescos u mbrojtën mirë pavarësisht dëmtimit të Gaspar (e zëvendësoi Siebert) dhe pjesa e parë përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë, skuadra e Chivu e përmirësoi lojën e saj, Dimarco shënoi me një gjuajtje me të majtën, por goli u anulua pas një kontrolli të VAR për pozicionin e parë jashtë loje të Thuram.
Chivu futi në lojë Mkhitaryan dhe Akanji, dhe ndryshimet e trajnerit të zikaltërve funksionuan: në minutën e 75-të, armeni shfrytëzoi një pasim nga një goditje këndi dhe shënoi për 1-0. Shtatë minuta më vonë, goditja me kokë e zviceranit, përsëri nga një goditje këndi e Dimarcos, e bëri rezultatin 2-0. Interi tani është 10 pikë përpara Milanit (që luan kundër Parmës të dielën).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




