MMA në Shtëpinë e Bardhë, shefi i UFC takon familjen Trump për eventin e 2026-ës

Në një prononcim për rrjetin “CBS”, numri një i UFC, Dana White, siguroi dashamirësit e sportit të dhunshëm se eventi i planifikuar që të organizohet në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet në 2026-ën.
“Do të ndodhë, jam i bindur për këtë. Kam biseduar me Donald J. Trump mbrëmjen e kaluar (të hënën) dhe në fund të Gushtit do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë për të paraqitur planin që kam në mendje”, tha Dana White.
Mediet amrikane kanë bërë me dije se pas këtij projekti qëndron vetë Donald Trump, i cili ka kërkuar që të organizojë në Shtëpinë e Bardhë një ndeshje të disiplinës MMA më 4 Korrik të 2026-ës, datë kjo që korensponson me 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




