Mo Salah ndez merkaton dhe i shkel syrin yllit të Sitit: Karrierë fantastike, kemi një vend për atë në ekip!

E ardhmja e Kevin De Bryjnes rrezervon surpriza të mëdha. Në ditët e fundit deklaratat e belgut dhe të disa aktorëve të rëndësishëm të Premier Ligës angleze kanë lënë të kuptohet se transferimi i lojtarit drejt Arabisë Saudite nuk është edhe aq i sigurt.
Pak ditë më parë De Bryjne ka pranuar se po kërkon një ekip të ri, por kësaj here nuk do të vendosë duke menduar vetëm për veten. “Unë kam një fëmijë të vogël dhe gjithashtu kam një familje. Kur të jetë momenti për të vendosur do të ta bëj një gjë të tillë duke gjetur një zgjidhje që te jetë më e mira për të gjithë”, tha mesfushori i Sitit. Sa i përket të ardhmes së De Bryjnes është prononcuar edhe Mo Salah.
Sulmuesi egjiptian i Liverpulit në një deklaratë që dha për fundi e karrierës së De Bryjnes në Mançester ndezi merkaton. “Kevin ka zhvilluar një karrierë të madhe dhe dua të përgëzoj. Ai ka bërë një punë fenomenale në Mançester duke i ndihmuar që të fitonin për disa vite titullin. I uroj më të mirën për të ardhmen dhe i them se kemi një vend për atë në ekip”, tha Salah.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




