Moriero, i larguar nga Flamurtari? Kapiteni Trashi e konfirmon: Mund të them që po

Futboll Vendi | 8 muaj më parë

Kapiteni i Flamurtarit, Lorenc Trashi ka folur pas fitores 1-0 në ndeshjen me Vllazninë, e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Në një lidhje direkte me emisionin “Super Gol” në RTSH, ka deklaruar: “Trajnerët e rinj(i referohet Andi Ribajt dhe bashkëpunëtorëve të tij) kanë një komunikim ndryshe me lojtarët, shkojmë mirë dhe jashtë fushës. Realisht është ndryshim i madh, duke filluar nga stërvitja. Shkojmë më me dëshirë, ne mundohemi t’i ndihmojmë ata, dhe ata mundohen të na ndihmojnë neve. Është gjë e mirë kur trajnerët komunikojnë me lojtarët. Është diçka pozitive dhe u uroj suksese si fillim i karrierës”.

Pyetjes së drejtuesit të emisionit, Eno Skarço nëse trajneri italian Françesko Moriero është larguar, Trashi u përgjigj: Mund të them që po.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme