Mosha e mesme e rrezikuar nga obeziteti

Sociale | 2 vite më parë

Pavarësisht se besojnë se nuk janë obezë, miliona persona të moshës së mesme janë të tillë. Kjo sipas njës tudimi më të fundit të realizouar nga universitei Tor Vergata-s në Romë të Italisë , që mori në shqyrtim sasinë e yndyrës në vend të indeksit të masës trupore.  

Me kalimin e moshës, muskujt humabsin masën e tyre duke i hapur rrugë akumulimit të dhjamit në pjesën e belit, shpesh pa ndryshuar peshën e një personi. Prandaj në këtë rast, indeksi i masës trupore të një personi, një metodë e thejshte dhe e shpejtë që mbështetet nga OBSH dhe në shumicën e rasteve rezulton e saktë, nuk bën dallimin mes yndyrës, muskujve dhe kockave.  

Zakonsht me këtë formulë, e cila llogaritet duke pjestuar peshën në kilogram e një personi me gjatësinë e tij në metra katror, ata që rezultojnë se kanë një indeks nga 18.5 deri në 25 konsiderohen se kanë peshë të shëndetshme, ata që indeksin e kanë nga 25 deri në 29 janë mbipeshë, dhe ata që kanë indeksin e masës trupore mbi 30 janë obezë. 

“Nëse vijojmë të përdorim metodën standard të OBSH për gjurmimin e obezitetit, nuk do të arrijmë të zbulojë shumë të rritur në moshë te mesme dhe më të moshuar që rrezikohen nga sëmundje që kanë lidhje me obezitetin, siç është diabeti i tipi 2, sëmundjet e zëmrës dhe kanceri, u shpreh Profesor Antonio de Lorenzo, një prej autorëve të studimit. Ata tashmë rekomandojnë që në të ardhmen si dëshmi obeziteti duhet të cilësohet një indeks i masës trupore në nivelin 27 dhe nëse një person ka një indeks të tillë ai patjetër duhet t’I nbënshtrohet testimeve për yndyrën që kanë në trup.  

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme