Moti/ Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme