Moti/ Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Ditën e sotme (24 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut do të ndërpriten. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




