Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (24 prill) moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës do të shoqërohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 7 deri 21°C;
Në zonat e ulëta 6 deri 27°C;
Dhe në bregdet 12 deri 25°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




