Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat mbeten të pandryshuara

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditën e sotme (8 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore dhe jugore të vendit.

Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, në formë pikash në jug të vendit, ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 15 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -2 deri 5°C;

Në zonat e ulëta 0 deri 15°C;

Dhe në bregdet 3 deri 15°C.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme