Moti- Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat

Aktualitet | 2 vite më parë

Për ditën e sotme(18 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare dhe më të theksuara në relievet malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të  forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 7 deri 18°C;    

Në zonat e ulëta 8 deri 24°C;                  

Dhe në bregdet 12 deri 23°C.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme