Moti i keq, anija me flamur të Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë, anija me flamur të Tanzanisë, si pasojë e dallgëve të forta që përfshinë Detin Adriatik një ditë më parë.
Anija M/V “BESART”, me 6 persona në bord, ka qenë e ndaluar fillimisht në zonën e Kepit të Rodonit. Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit dhe mosmbajtjes së spirancës, ajo ka devijuar drejt bregdetit të Lezhës, duke u zhvendosur fillimisht në drejtim të Kunës dhe më pas në afërsi të Tale 2, ku edhe përfundoi shumë pranë vijës bregdetare, duke mbetur e bllokuar në cekëtinë.
Ndërhyrja për nxjerrjen e saj paraqitet e vështirë, për shkak të dallgëzimit ende të lartë në det, por edhe përmasave të anijes, që e bëjnë të komplikuar tërheqjen.
Aktualisht, ekuipazhi vijon të qëndrojë në bord, në pritje të orientimeve dhe vendimeve për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




