Moti i keq përfshin Shkodrën, Prefekti i qarkut: Asnjë situatë emergjente, qarkullimi i normalizuar

Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në veri, reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe bllokime të përkohshme të disa akseve rrugore.
Prefekti i Qarkut të Shkodrës njofton se, pas ndërhyrjeve nga policia dhe mjetet borë pastruese, aktualisht nuk rezulton asnjë situatë emergjente apo bllokim i akseve rrugore.
Sipas njoftimit, gjatë orëve të fundit janë raportuar nga qytetarë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa segmente të zonave malore, si pasojë e kushteve atmosferike, por pas ndërhyrjeve, situata është normalizuar.
Aktualisht, aksi Qafë Thore–Bogë është i hapur dhe lëvizja vijon pa probleme, ndërsa në segmentin Selcë–Qafë Predelecit janë marrë masa parandaluese për shkak të ngricave të përkohshme. Situata po monitorohet nga Policia Rrugore për të garantuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë raportuar nga qytetarë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa segmente të zonave malore, si pasojë e kushteve atmosferike.
Menjëherë pas raportimeve, shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë në terren për verifikimin dhe menaxhimin e situatës.
Nga informacionet e përditësuara nga strukturat operacionale, nuk rezulton asnjë situatë emergjente apo bllokim i akseve rrugore, ndërsa qarkullimi është normalizuar.
• Aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.
• Në aksin Selcë–Qafë Predelecit, për shkak të ngricave të përkohshme, janë marrë masa parandaluese dhe situata po monitorohet nga Policia Rrugore.
Prefekti i Qarkut ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm ndërmjet strukturave përgjegjëse, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv.
Apelohet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.
Strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




