Moti/ Kthjellime dhe vranësira, kushtet atmosferike ndryshojnë në mesditë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme (9 shtator). Sipas parashikimit të motit, dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave.

Në zonat malore, zhvillimi i vranësirave do të shoqërohet me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s. Në zonat bregdetare, valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme