MotoGP, Marc Marquez: Duhet të arrij në vijën e finishit

Moto GP | 6 vite më parë

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen! Pak nga pak ndihem më mirë, por gjëja më e rëndësishme në këtë garë është të arrijmë në vijën e finishit dhe ne do të kemi sukses!”. Kështu Marc Marquez, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka falenderuar fansat e tij që i uruan shërim të shpejtë pasi iu nënshtrua operacionit të tretë në krahun e tij të djathtë. Piloti i Honda në Moto GP, mund të kthehet në gara jo më parë se maj 2021, duke humbur kështu garat e para të Kampionatit Botëror në sezonin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme