Mourinho shpërthen sërish: Kemi frikë nga vendimet e arbitrit, por…

Është ende një José Mourinho i tërbuar. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Gaziantep, portugezi sulmoi arbitrin: “Shpresa ime është gjithmonë të fitoj ndeshjen e radhës, kështu ka qenë gjithmonë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi sot, nuk ishte një ndeshje e lehtë, vendimet vendimtare ishin kundër nesh, por lojtarët e mi arritën të qëndrojnë të fortë mendërisht”.
Më pas Special One ka dashur të ripërsëritë konceptin duke u nisur nga paralajmërimi i dhënë Ismail Yuksek pas vetëm 4 minutash, zgjedhje që ndikoi në të gjithë ndeshjen: “Kemi shumë arsye për t’u frikësuar edhe sot nga vendimet e arbitrit, edhe një herë më goditën vendimet e gabuara të arbitrit”.
“Ne e dominuam lojën që në fillim – vazhdoi trajneri – e merituam fitoren. Goli i kundërshtarit erdhi falë një kundërsulmi dhe një gjuajtje të mirë. Në përgjithësi ishim ne ata që u përpoqëm të luanim dhe të dominonim lojën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




