Muaji shkurt, 653 vizita ORL – Mjekët në Elbasan, sugjerojnë më tepër kujdes ndaj moshave pediatrike
Në kabinetin e otorinolaringologjisë në Poliklinikën e Specialiteteve të Elbasanit, muaji shkurt ka shënuar një numër të konsiderueshëm vizitash me infeksione të veshit, hundës apo të laringut e faringut që shkojnë në 635 paciente. Ky numër, sipas statistikave ka pësuar ulje krahasuar me vitet e mëparshme të cilat shënonin rreth 1400 pacientë të paraqitur pranë mjekut ORL. Sipas mjekes Brunilda Urupi edhe pse rastet mund të jenë më të pakta, komplikacionet kohët e fundit janë më të pranishme.
“Këtë vit kemi vënë re shumë komplikacione si rezultat i virozëve të ndryshme të pjesëve të sipërme respiratorë me komplikacione të veshit të cilët kanë pasur një ecuri mbi 10 ditë”, u shpreh Brunilda Urupi, mjeke Otorinolaringologe.
Kujdes më i madh duhet ndaj moshave pediatrike pasi risku i prekjes nga sëmundje në kavitetin e mesëm të veshit tek ta është më i lartë. Sipas statistikave, në muajin shkurt ka pasur 73 fëmijë të prekur, raste që nëse nuk kurohen në kohë mund të shkaktojnë zgjatje infeksioni, dhimbje si dhe ulje të dëgjimit.
“Fëmijët janë ato që preken më shumë për shkak të strukturës anatomike”, tha mjekja.
Rastet e infeksionit të veshit shoqërohen me zgjatje të kohës së sëmundjes deri në 10 ditë e si pasojë mund të ketë ri kontroll e ripërtëritje të terapisë me antibiotikë e anti inflamatore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




