Mundi me përmbysje Egnatian, Dinamo fiton Superkupën

Dinamo është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë pas fitores me përmbysje përballë Egnatias, 3-1 në “Air Albania” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).
Në pjesën e parë rrogozhinasit u treguan të saktë duke kaluar në avantazh me anë të Ruçit, ndërsa dinamovitët humbën disa mundësi shënimi.
Pjesa e dytë foli tërsisht për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja që përmbysi gjithçka në minutat e para me golat e Bregut dhe Nanit, ndërsa Qefalija i vendosi vulën në fundin e takimit me një penallti të kthyer në gol.
Dinamo fiton kështu Superkupën e Shqipërisë, një trofe që mungonte prej 17 vitesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




