Mundi veturat McLaren për 0.012 sekonda, Verstapen bën modestin: Nuk prisja pole në Suzuka!

Formula 1 | 2 vite më parë

Kundër të gjitha parashikimeve në Suzuka më i shpejti ishte Maks Verstapen. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 falë punës të bërë bërë nga mekanikët, të cilët kanë punuar pa pushim në veturën e holandezit, arriti të ishte më i shpejtë se dy pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oskar Piastrin.

“Duke parë se si kemi nisur këtë Botëror dhe specifikisht këtë fundjavë në Japoni më duhet të pranoj se nuk e prisja që të nisesha nga vendi i parë ditën e garës. Për mua të gjithë këto vështirësi që po kalojnë i bëjnë këto prova zyrtare speciale, mbase mund të them njëra nga më të mirat në karrierë”, tha piloti holandez i Red Bull.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme