Mungon vetëm zyrtarizimi, Sunderland rikthen Granit Xhakën në Angli

Sunderland, i sapongjitur në Premier League, po rikthen Granit Xhakën në Angli. Siç raportohet nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, klubi anglez praktikisht ka finalizuar blerjen e mesfushorit zviceran, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në qershor 2027.
Duket se edhe Bayer Leverkusen është bindur nga oferta e fundit dhe klubi gjerman do të përfitojë 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.
Gjatë këtij sesioni të merkatos, ndonëse në kohë të ndryshme, emri i Xhakës u lidh gjithashtu me Interin, Juventusin dhe Milanin. Për më tepër, lojtari mori një ofertë të konsiderueshme nga Arabia Saudite. I lindur në vitin 1992, Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusen nga Arsenali për 15 milionë euro në verën e vitit 2023.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




