Murtaja afrikane tek të imtat – Qarku Shkodër del nga karantina, por ende tregtimi i kufizuar

Uncategorized | 1 vit më parë

Qarku Shkodër është jashtë zonës së karantinës sa i takon sëmundjes së murtajës. Kjo gjë bëhet e ditur nga përgjegjësi i shërbimit veteriner në Shkodër, Mark Preçi.

“Ne patëm tre vatra pozitive që sipas strategjisë së luftimit të kësaj sëmundje është kryer eliminimi i të gjithë kafshëve në këto ferma. Nga data 28 qershor e deri më sot, nuk kemi asnjë rast të dyshuar në fermat e të imtave. Natyrisht nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, tha Preçi.

Për shkak të mungesës së një urdhër zyrtar nga ana e ministrisë, tregjet ende mbeten të kufizuara duke mos u lejuar tregtimi I të imtave as në Shelqet e as në Stom Golem.

“Kjo nuk do të thotë që është kthyer gjithçka normalitetit sepse nuk kemi ende një urdhër të ministrisë për hapjen e tregjeve. Vazhdon të jetë e bllokuar lëvizja e kafshëve në territorin e Shkodrës. Me daljen e vendimit, që parashikohet në fund të këtij muaji, atëherë parashikohet dhe normalizimi i situatës. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar për këtë sëmundje që është e rrezikshme”, tha Preçi.

Pritet që në fund të muajit shtator pas daljes së shkresave zyrtarë  në qarkun Shkodër të rikthehet normaliteti në tregtimin e të imtave. Në 3 rastet e identifikuara gjatë muajve qershor-korrik janë asgjësuar të gjithë bagëtitë e prekura nga murtaja afrikane.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme