Muzeu i Pavarësisë së Vlorës, 45% më shumë vizitorë në prill, priten edhe më shumë

Sociale | 2 vite më parë

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, një nga destinacionet kryesore për turistët vendas apo edhe të huaj. Vlora jo vetëm det, por edhe turizëm kulturor, ndërsa pushuesit e huaj janë të interesuar edhe për njohjen e pavarësisë.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi konfirmon se vetëm gjatë muajit prill pati një rritje në gati 45 përqind më shumë, referuar numrit të turistëve, krahasuar kjo edhe me një vit më parë.

Edhe pritshmëritë për sezonin janë të tilla me rritje të numrit të vizitorëve. Veç shqiptarëve nga Kosova apo diaspora nuk mungojnë nga shtete të ndryshme ndërsa këtë vit është vënë re një numër i lartë i vizitorëve nga Spanja.

Mes vizitorëve edhe shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve. Te ardhur edhe nga Micigani pas 23 vitesh në Vlorë, në vendlindje nuk mungojnë edhe në një vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

Gjatë sezonit, muzeu pritet të jetë sërish një nga më të vizituarit ndërsa do të ndryshojë edhe orari i vizitave për t’ju dhënë mundësinë pushuesve ta vizitojnë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme