Nagelsman grumbullon Tah për “Euro 2024”

Federata Gjermane e Futbollit ka lajmëruar grumbullimin e Xhonatan Tah në Euro 2024 në një mënyrë origjinale. Nëpërmjet një bashkëpunimi me Rashid Hamid, i cili zotëron fondacionin “Pflege Smile” (ka në fokus moshat e treta dhe njerët në nevojë), Federata Gjermane e Futbollit i bëri me dije mbrojtësit të Leverkusen se do të jetë në “Euro 2024” nëpërmjet një dhurate për gjyshen Loti.
Federata Gjermane e Futbollit është bërë kreative pasi emërimin e Niko Shloterbek në “Euro 2024” vendosi që ta bënte publik pasditen e djeshme nëpërmjet edicionit të lajmeve sportive në Televizionin Kombëtar “ZDF”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




