Nagelsmann konfirmon: Neuer do të jetë portieri titullar në Euro

Pavarësisht se është larguar nga grumbullimi i Gjermanisë përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës për shkak të problemeve fizike, portieri Manuel Neuer nuk rrezikon të humbasë vendin e tij titullar në Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani këtë verë.
Trajneri Julian Nagelsmann e shpjegoi këtë duke thënë se hierarkitë, pavarësisht konkurrencës nga Marc-André ter Stegen i Barcelonës, nuk kanë ndryshuar:
“Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, Neuer do të jetë titullar. Ne folëm me të gjithë lojtarët dhe morëm vendimet tona. Fatkeqësisht Manuel është i dëmtuar, por është vetëm një dëmtim i muskujve dhe ai nuk do të duhet të jetë jashtë për shumë kohë. Neuer ka luajtur vazhdimisht kohët e fundit, si në Champions League ashtu edhe në Bundesligë, ndodhin lëndime muskulore, por nuk ka asnjë shqetësim. Tani Marc do të luajë, por ai e di që në qershor mund të luajë më pak”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




