Napoli kërkon të “blindojë” trajnerin Antonio Conte, gati rinovimi deri në 2029-ën

Itali | 10 muaj më parë

Te Napoli është kthyer qetësia dhe duket se bashkëpunimi mes De Laurentiis dhe Conte është i destinuar të vazhdojë gjatë. Presidenti kërkon ta zgjatë kontratën me trajnerin edhe për dy vjet të tjera, sipas “Repubblica”.

Nëse akordi i ri do të zyrtarizohej, Antonio Conte do të qëndronte në krye të Napolit deri në 2029-ën dhe jo deri në 2027-ën. Kjo është ideja e numrit 1 të Napolit, tani duhet parë se çfarë planesh ka trajneri.

 Nga humbja me Bologna në kampionat te fitorja ndaj saj në Superkupën e Italisë duket sikur ka kaluar një shekull, me qejfmbetje dhe zëra largimi. De Laurentiis, në fakt, gjithmonë e ka mbrojtur trajnerin. Pas finales në Riad ai ka theksuar sërish se sa thelbësore është puna e Conte. “Pse, kishit dyshime tek ai?” – u është drejtuar ai gazetarëve.

Po Conte, a dëshiron të qëndrojë? Historia tregon se vetëm një herë ka qëndruar në një klub më shumë se dy vjet, te Juventusi 2011-2014. Në rastet e tjera e ka mbyllur bashkëpunimin më parë. Ka zëra se ai synon të marrë drejtimin e Italisë pas Botërorit. Janë të gjithë skenarë, e qartë është se Conte është një nga trajnerët më të mirë dhe Napoli kërkon ta mbajë gjatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme